Njeriu më i gjatë në Kosovë, Ferit Zekolli, e kush tjetër, shihet përkrah dr. Masar Nixhës, apo profesorit dhe trajnerit të mirënjohur Blerim Krasniqi.
Zekolli është i gjatë 212 centimetra dhe shumë herë kolegët e tij që janë shtatshkurtër, u duhet goxha punët të shikojnë përpjetë ose edhe të ecin rrugës me të, për faktin se njihet me hapa gjigant.
Fundja, Zekolli ka qenë ish basketbollist i dëshmuar, por kishte humbur betejën për t’u zgjedhur kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Zekolli ka pasur shumë batica dhe zbatica në jetë, por krenarë për karrierën e tij të bujshme.