Houston gjunjëzon kampionët - Bota Sot
Houston gjunjëzon kampionët

Basketboll

E enjte, 18 tetor 2018

Houston gjunjëzon kampionët

Më: 21 janar 2018 Në ora: 13:32
Pamje nga ndeshja Golden State - Houston

Në NBA ka dhuruar disa befasi, siç ka qenë humbja e pësuar Golden State Warriors, kampionët në fuqi dhe kryesuesit në renditjen e Konferencës së Perëndimit, që janë mundur në shtëpinë e Houston, vendi i dytë në perëndim, me rezultatin 116:108. Ylli i ndeshjes ka qenë Chris Paul, i cili ka realizuar 33 pikë.

Por ndeshja që ka bërë më shumë zhurmë ka qenë ajo e zhvilluar në Cleveland mes Oklahoma City Thunder dhe Cavaliers. Miqtë kanë fituar ndeshjen duke realizuar plot 148 pikë, një shifër e pazakontë për NBA. Oklahoma fitoi me rezultat 148:124.   Lojtari më i mirë i ndeshjes ka qenë Paul George me 36 pikë, ndërsa LeBron James ka realizuar vetëm 18 pikë dhe ka dhënë alarmin pas ndeshjes.

“Play off-et? Nuk mund të mendojmë për këtë tani, jo me lojën që po bëjmë në këto momente”, ka thënë ai. “Nëse do të fillonin javën e ardhshme mendoj se do të eliminoheshim me lehtësi”. Në lidhje me 148 pikët e pësuara: “Kurrë, në karrierën time si basketbollist, nuk kam pësuar 148 pikë, ndoshta as në video lojëra”, ka shtuar James. “Ata bënë atë që deshën gjatë gjithë ndeshjes. Ne luajtëm shumë keq”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test