NBA: LeBron James arrin rekord historik teksa Cleveland humb ndaj San Antonio Spurs

Basketboll

NBA: LeBron James arrin rekord historik teksa Cleveland humb ndaj San Antonio Spurs

Më: 24 janar 2018 Në ora: 09:07
LeBron James

Cleveland Cavaliers pësoi humbjen e 19-të sezonale ndaj San Antonio Spurs 114 – 112 në “AT&T Center”, por rezultati negativ i finalistëve të sezonit të kaluar eklipsohet nga një tjetër statistikë prej legjende që arriti LeBron James.

“Ylli” i Cavs, që realizoi 28 pikë, dha 7 asist dhe rikuperoi 9 topa poshtë koshit në këtë përballje, bëhet basketbollisti i 7-të në historinë e NBA që arrin kuotën e 30 000 pikëve në karrierë. Në fakt, “Mbreti” James, ka thyer edhe një rekord, sepse është basketbollisti më i ri në moshë që shënon një shifër të tillë pikësh. 

Atij iu deshën vetëm 7 pikë për këtë objektiv, të cilin e arriti në fund të periodës së parë, duke merituar edhe “standing ovation” të publikut në pushimin mes pjesëve. Sa i përket ndeshjesh, Spurs e bënë diferencën në periodën e tretë, duke krijuar një avantazh prej 14 pikësh, për të fituar në fund me 12 pikë diferencë. Spikati në radhët e teksanëve LaMarcus Aldrigde me 30 pikë, 3 asist dhe 8 rikuperime, raporton SS.

Pëson humbjen e katërt radhazi edhe skuadra kryesuese e Konferencës së Lindjes, Boston Celtics, që u mposht me vetëm një pikë diferencë, 108-107 nga Los Angeles Clippers. 

Celtics shpërdoruan një avantazh prej 14 pikësh të krijuar në periodën e dytë, me kalifornianët që rikuperuan shumë shpejt, duke ruajtur qetësinë në momentet më delikate të kësaj përballjeje të zhvilluar në “Staples Center”.

Në Konferencën e Perëndimit vazhdon të dominojë “Golden State Warriors”, që iu imonua 123 – 112 “New York Nicks.”

Fitore në frymën e fundit edhe për Oklahoma City Thunder 109-108 ndaj Brooklyn Nets. Në “Chesapeake Energy Arena” spikati dyshja e Thunder Russell Wesbrook-Paul George, me 60 pikë në total.

Në përballjen mes dy vendeve të fundit të dy konferencave, triumfoi Sacramento Kings, që falë 34 pikëve të Tepmle mposhti 99 – 105 Orlando Magic në transfertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat