Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e radhës

Basketboll

Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e radhës

Më: 28 janar 2018 Në ora: 12:28
Fisnik Rugova e Edmond Azemi

Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e radhës në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampionët në fuqi të premten mbrëma në kuadër të xhiros së XVII të elitës së basketbollit kanë mposhtur rivalin lokal Kerasan Prishtinën me rezultat 113:84 (28:25, 30:27, 25:17, 30:15).

Sigal Prishtina dominoi prej fillimit e deri në fund të takimit, dhe kështu në fund triumfoi me 19 pikë epërsi.

Më efikasit te skuadra fituese ishin Edmond Azemi me 24 pikë, 7 kërcime e 11 asistime, Fisnik Rugova me 24 pikë, 15 kërcime e 7 asistime, Alban Veseli me 19 pikë e 3 kërcime, Granit Rugova me 15 pikë e 7 asistime dhe Rinor Peci me 10 pikë, 3 kërcime e 6 asistime.

Në anën tjetër te Kerasan Prishtina më të dalluarit ishin Rinor Ahmeti me 22 pikë e 8 kërcime dhe Arbnor Haliti me 11 pikë e 3 kërcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat