Përgatiten për turneun në Stamboll

Basketboll

Përgatiten për turneun në Stamboll

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:51
Përgatiten për turneun në Stamboll

Basketbollistët e lindur në vitin 2002/03 (U-15) që janë pjesë e projektit të FIBA Evropës janë ftuar nga kryetrajneri Ibrahim Karabeg të shtunën dhe të dielën në stërvitje, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për turneun në Stamboll të Turqisë, i cili do të zhvillohet prej 12 deri më 16 shkurt në Stamboll të Turqisë. Kryetrajnerit Ibrahim Karabeg, do t’i asistojnë trajnerët Lorik Kllokoqi dhe Gyltekim Selimi. Prej 16 basketbollistëve të ftuar nga Karabeg, 12 prej tyre do të përzgjedhën për të marr pjesë në turneun në Stamboll. Turneu në Stamboll, organizohet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, e cila është udhëheqëse e projektit të FIBA Evropës për zhvillim të gjeneratave të reja, në të cilin marr pjesë edhe Kosova, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania. Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, ndërsa tani radha është e pjesëmarrjes së Kosovës në turneun në Stamboll, ku basketbollistët tanë do të kenë rastin t’i matin forcat me lojtarë të Galatarasay-it, Anadolu Efes-it, Fenerbahce-s etj. Aktiviteti i fundit në kuadër të këtij projekti dyvjeçar do të zhvillohet në Prishtinë në muajin prill, ku Kosova është nikoqire e turneut, në të cilin marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania, derisa në vizitë do të jetë edhe një delegacion i Federatës Turke të Basketbollit.

Lista e gjerë:  Don Polloshka, Albin Berisha, Fisnik Kraki, Blend Mehana, Drilon Shala, Nart Jashari, Bledar Thaqi, Ari Karaxhiu, Shpat Mustafa, Adrian Kika, Genis Mati, Enis Morina, Renat Berisha, Drinor Gashi, Blert Osmani, Dion Sheqiri dhe Endrit Haxhijakupi. FBK njofton të gjitha klubet dhe shkollat e basketbollit të Prizrenit, Therandës dhe Rahovecit që të shtunën në palestrën e sporteve në Prizren do të organizojë Kampin e basketbollit për grupmoshat 2004/05 dhe 2006/07 në të dyja konkurrencat. Dy javë më pare FBK e ka organizuar të njëjtin Kamp në Prishtinës, ndërsa tani është radha e Prizrenit, derisa do të vazhdoj me organizimin e kampeve edhe në të gjitha qytetet e tjera të Kosovës. Ky kamp organizohet me qëllim të evidentimit të talenteve nëpër të gjithë Kosovën dhe me qëllim të përgatitjes sa më mirë të gjeneratave të reja për Përfaqësueset e Kosovës në të dyja konkurrencat. Kampi do të udhëhiqet nga trajneri i mirënjohur kosovar, Ibrahim Karabeg, ndërsa do t’i asistojnë këta trajnerë: Albert Sylejmani, Lorik Kllokoqi, Gyltekin Selimi, Fidan Shatri, Gentiana Ismaili, Arbnore Perquku, Ramush Rushiti, Edon Godeni, Edin Kërveshi, Arben Elshani, Arben Nixha, Valon Tanushi, Pal Syla, Driton Puka dhe Hasan Bytyqi, thuhet nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat