Derbi në Mitrovicë

Basketboll

Derbi në Mitrovicë

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:55
Ilustrim

Xhiroja e XVIII në IP Superligën e Kosovës në basketboll do të sjell ndeshje mjaft interesante, ku pritet që rivaliteti në parket të mos mungojë për asnjë çast.

Të shtunën me fillim nga ora 17:00, Kerasan Prishtina e pret Borean në ndeshjen që do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, derisa të njëjtën ditë në program është dueli në mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës që do të zhvillohet në palestrën "Minatori" në Mitrovicë duke filluar nga ora 19:00.

Ndërkaq të dielën po ashtu janë dy takime të tjera interesante, ku në Therandë në palestrën "13 Qershori", Golden Eagle Ylli është nikoqir i Bashkimit, ndeshje kjo që do të luhet me fillim nga ora 18:00, kurse në të njëjtin orar do të zhvillohet edhe takimi ndërmjet Pejës dhe Rahovecit në palestrën "Karagaçi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat