Kur luhen ndeshjet e Kupës së Kosovës në basketboll?

Basketboll

Kur luhen ndeshjet e Kupës së Kosovës në basketboll?

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 16:01
Ilustrim

Pas nënshkrimit të kontratës ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe organizatorit të FINAL 8 të Kupës së Kosovës, KB Golden Eagle Ylli tani i erdhi radha publikimit të logos zyrtare të këtij eventi.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 28 shkurt deri më 4 mars në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Më 28 shkurt do të luhen dy ndeshje çerekfinale, Rahoveci-Kerasan Prishtina dhe Golden Eagle Ylli-Borea, kurse më 1 mars në program janë dy takimet tjera çerekfinale, Sigal Prishtina – Kalaja dhe Bashkimi – Trepça. Më 2 mars do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, kurse më 4 mars finalet në të dyja konkurrencat. Ceremonia hapëse e Final 8 të Kupës së Kosovës do të bëhet të mërkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat