Rexha, 16-vjeçari, i emocionuar që debutoi në elitë!

Basketboll

Rexha, 16-vjeçari, i emocionuar që debutoi në elitë!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 18:16
Rexha, 16-vjeçari, i emocionuar që debutoi në elitë!

Në kohët e fundit po dalin në sipërfaqe disa nga basketbollistët e rinj, që premtojnë një të ardhme të ndritur të këtij sporti. Bardh Rexha është ndër me të rinjtë në elitën e basketbollit të Kosovës.

Rexha është anëtar i KB Rahovecit, luan në pozitën 4-të dhe është i gjatë 194 centimetra. Ai nuk do ta fshijë kurrë nga kujdesa debutimin e tij në fanellën e Rahovecit në fundjavën që e lamë pas përkatësisht të dielën e 4 shkurtit, kur realizoi 12 pikë në fitoren e skuadrës së tij. Rexha luajti 12 minuta e 37 sekonda dhe sipas saj, për çdo minutë ka shënuar nga një pikë. Bardhi është i ngazëllyer për debutimin, pikët e para në elitë dhe për fitoren e thellë me rezultat 110:51 kundër Pejës, në palestrën e sportit “Kagaraçi”.

“Ishte hera e parë që luaja në Superligë në ndeshjen kundër Pejës. Ishte një ndjenjë e mirë të debutoja me një fitore të thellë”, tha Rexha për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai e pranon se ka pasur emocione të pakufishme: “Kam pasur shumë emocione për shkak që ishte hera e parë dhe shënova 12 pikë, ndjenjë që nuk përshkruhet”.  A shpresoni se do të keni edhe më shumë minuta lojë? “Besoj se po. Imja është që të përgatiten dhe t’i kryejë detyrat si mi jep trajneri”, përgjigjet ai. Rahoveci synon të befasojë në Final 8 të Kupës së Kosovës. Ata në çerekfinale do të ballafaqohen me Kerasan Prishtinën. Rexha tha se janë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat