NBA, zyrtare, Isaiah Thomas transferohet te LA Lakers

Basketboll

NBA, zyrtare, Isaiah Thomas transferohet te LA Lakers

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 23:04
NBA

Isaiah Thomas është goditja e madhe e Los Angeles Lakers në NBA. Tifozët e skuadrës kaliforniane tashmë mund t’i gëzohen faktit se do të kenë në skuadër një basketbollist të nivelit shumë të lartë që u mungon që nga koha e tërheqjes së Kobe Bryant.Lakers arritën marrëveshjen me Cleveland për transferimin e 29-vjeçarit në Staples Center me Thomas që vendosi të largohej nga Cleveland pas vetëm disa muajsh pasi për shkak edhe të një dëmtimi të rëndë zhvilloi në total vetëm 15 ndeshje me skuadrën nga Ohio.

Në shkëmbim Cavs nga Lakers morën dyshen Jordan Clarkson-Larry Nance.

Thomas i cili shkëlqeu te Boston Celtics ku luajti për 3 sezone tani do të provojë të lerë shenjë te skuadra e dytë më e titulluar në NBA, pikërisht te LA Lakers aty ku gjithmonë ka ëndërruar të luajë.Te Los Angeles Lakers bashkë me Isaiah Thomas u transferua edhe sulmuesi Channing Frye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat