NBA: Golden State Warriors rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi

Basketboll

NBA: Golden State Warriors rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 14:29
NBA

Pas 2 humbjeve radhazi, Golden State Warriors rikthehet te fitorja në NBA. Kampionët në fuqi mposhtën pa vështirësi skuadrën më të dobët të këtij sezoni në Konferencën e Perëndimit, pikërisht Dallas Mavericks.

Në Oracle Arena, vendasit hasën në rezistencën e miqëve nga Teksasi vetëm në periodën e parë e cila u mbyll me një avantazh prej 10 pikësh në favor të Dallas-it sepse më pas sfida u dominua nga Ëarriors që triumfuan në fund me shifrat e thella 121-103. 

Me presionin e Houston Rockets nga pas, Golden State nuk mund të gabonte tre herë rradhazi dhe falë lojës së mirë të tre yjeve të saj Durant-Curry-Thompson mori një fitore shumë të rëndësishme që e mban në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. 

U rikthye te fitorja edhe Boston Celtics që mposhti në kryeqytet Washington Wizards pas kohës shtesë me rezultatin 110-104. 

Për të regjistruar fitoren e 40-të në këtë sezon, skuadra më e titulluar e NBA, iu fal “magjistarit” të saj Kyrie Iriving autori 28 pikëve, 7 prej tyre shumë deçizive pasi i realizoi në 5 minutat e shtesës. Nuk ndalen më Los Angeles Lakers. Kalifornianët përfituan nga dy mungesat e rëndësishme të Rusell Westbrook dhe Carmelo Anthony-it për të mposhtur lehtësisht në Staples Center, Oklahoma City Thunder me shifrat 106-81.

Kjo ishte fitorja e 4-t radhazi për Lakers që me afrimin edhe të Isaiah Thomas i cili ende se ka bërë debutimin kanë nisur të ëndërrojmë se kualifikimi në play-off nuk është më një mision i pamundur, raporton SS.

Caldwell-Pope me 20 pikë, Ingram me 19 dhe Randle me 17 ishin tre basketbollistët më efikasë mbi parket për skuadrën e trajnerit Luke Walton. Buzëqesh edhe Toronto Raptors. Kanadezët vijuan momentin e shkëlqyer pasi koleksionuan gjithashtu fitoren e 4-t rresht. 

Në Air Canada Center, New York Knicks pa yllin e saj Kristaps Porzingis i dëmtuar rëndë, u dorëzua pa kushte me rezultatin 113-88. Lituanezi Junas Valanciunas me 18 pikë 10 rikuperime dhe 2 asiste ishte më i miri për Raptors. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat