Biraj: Avantazhi i sfidës së parë, përparësi ndaj bullgarëve

Basketboll

Biraj: Avantazhi i sfidës së parë, përparësi ndaj bullgarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2018 Në ora: 18:36
Qëndrim Biraj

Bashkimi nga Prizreni ka qetësinë për ndeshjen e kthimit kundër ekipit nga Bullgaria, BC Akademik Bultex 99, pasi që sfidën e parë si vendas e fituan me 13 pikë epërsi (94:81). “Portokallinjtë” janë shumë afër gjysmëfinales së Ligës Ballkanike në basketboll, por e presin edhe takimin e kthimit në Plovdiv që luhet me 4 prill. Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, shprehet se është një fitore e rëndësishme dhe avantazh i mirë, por sipas tij duhet të jenë të kujdesshëm se është edhe një ndeshje dhe asgjë nuk ka përfunduar. Ai ka besim se do të kualifikohen në gjysmëfinalen e madhe, për çka do të jetë sukses i madh. Përveç që luftojnë për trofeun në Ligën Ballkanike, synojnë edhe titullin e kampionit të Kosovës.

“Bota sot”: Bashkimi është shumë afër gjysmëfinales, fitorja me rezultat 94:81 ndaj ekipit nga Bullgaria, a e vlerësoni si një garancë për sfidën e radhës?

Qëndrim Biraj: Kemi treguar një lojë shumë të mirë ekipore si në fazën e mbrojtjes po ashtu edhe në sulm dhe deri në fund kemi luajtur me një energji dhe dëshirë shumë të madhe për të fituar. Tani na duhet që edhe në lojën e dytë të qasemi me të njëjtën energji në qoftë se e dëshirojmë gjysmëfinalen sepse përball kemi një ekip mjaft cilësor i cili shumë lehtë mund ta thyej këtë epërsi që e kemi krijuar në lojën e parë.

“Bota sot”: Ku janë përparësitë?

Qëndrim Biraj:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat