Bashkimi synon titullin e Ligës Ballkanike dhe të Kosovës

Basketboll

Bashkimi synon titullin e Ligës Ballkanike dhe të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2018 Në ora: 19:24
Urim Zenelaj

Bashkimi nga Prizreni lufton në dy fronte: për titullin e kampionit në Ligën Ballkanike po ashtu edhe të Kosovës. Suksesi i prizrenasve është kualifikimi në gjysmëfinalen e Ligës Ballkanike, të cilët në çerekfinale e eliminuan ekipin nga Bullgaria, Academic Bultex nga Plovdiv. Në ndeshjen e parë prizrenasit kishin fituar me 13 pikë dallim (94:81), ndërsa në Plovdiv të mërkurën mbrëma pësuan me 94:86, por fitorja e sfidës së parë i kualifikoi me rezultat të përgjithshëm 180:175.

“Portokallinjtë” sërish ndeshen me bullgarët, kësaj radhe me BC Rilski Sportisti nga qyteti i Samokovit. Ndeshja e parë e gjysmëfinales luhet në Samokov përkatësisht me 14 prill dhe synojnë të dalin me rezultat të favorshëm. Basketbollisti i Bashkimit, Urim Zenelaj, është i lumtur që janë në katërshen e më të mirëve në Ligën Ballkanike, por sipas tij, pretendojnë finalen e madhe, që do të ishte dhurata më e madhe për tifozët ‘Arpagjikët’  “Është ndoshta suksesi më i madh i klubit i arritur pas luftës”, thotë Zenelaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sa ishte vështirë ndaj Academic Bultex-it? “Ishte shumë vështirë sepse ata kanë një fond më të madh të lojtarëve, plus pas një udhëtimi të gjatë, por dëshira e madhe për fitore na mundësoj të triumfojmë”, përgjigjet basketbollisti. Skuadra Rilski Sportistit nuk është e panjohur për prizrenasit.  Megjithatë, Bashkimi kërkon të përgatitet sa më mirë për këtë sfidë të madhe dhe me synime që të jenë në finalen e madhe.  Tani kundër Rilski Sportisti, një sfidë më vështirë se me Academic-un? “Edhe Rilski edhe Academic-u janë skuadra që kanë buxhet 3-4 herë më të madh se klubi ynë, kanë fond të madh të lojtarëve cilësor edhe e vetmja mënyrë që të fitojmë është që të japim edhe atomin e fundit në at ndeshje”, shprehet basketbollisti.  Skuadra me renome beson...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat