Emra: Amerikanet ishin pikat kyqe te suksesit tonë

Basketboll

Emra: Amerikanet ishin pikat kyqe te suksesit tonë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2018 Në ora: 18:18
Ulpiana Emra

Vashat e Bashkimit nga Prizreni kremtuan titullin e kampionit të Kosovës, pasi që në finale e mundën në seri të fitoreve me 3:0 Penzën nga Peja. Basketbollistet prizrenase në finalen e tretë ishin bindshëm më të mira se pejanet, duke i mposhtur me rezultat 77:50, në takimin që u luajt në palestrën e sportit “Karagaçi’ në Pejë.

Për prizrenaset është trofeu i parë për këtë edicion. Basketbollistja prej më të mirave në kolektivin e Bashkimit, Ulpiana Emra, tha se loja kolektive ishte fryt i sukseseve, por edhe ardhja e amerikaneve. “Mobilizimi i klubit që u bë nga muaj janar ishin edhe faktorë kryesorë të suksesit, me ç‘rast erdhën edhe dy amerikanet Khadja Brown Haywood dhe Anastasia Williams, të cilat ishin ndihma më e madhe e jona. Mendoj se amerikanet ishin pikat kyqe te suksesit tonë”, tha Emra për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Basketbollistja tha se kishte besim të madh se trofeu do të vijë në Prizren, duke e parë formën e lojtareve po ashtu edhe organizimin brenda klubit: “Unë personalisht kisha besim shumë të madh që nga dita e parë kur filloi ky mobilizim dhe kjo ishte edhe arsyeja pse edhe vet u riktheva ne ekipin e qytetit tim, pavarësisht faktit që Bashkimi nuk e kishte pozitën aq të mirë në tabelë“. 

Pa asnjë problem eliminuat ProBet Prishtinën në gjysmëfinale, por ishin edhe më bindës në finale kur mundet Penzën, ku ishte arma më e fortë? “Dominimin e bindshëm e treguam gjatë gjithë stinorit pranveror, gjë që edhe në play-off vazhdoj. Dy ekipet ishin te forta dhe realisht për neve u zhvilluan dy finale, mirëpo me angazhim maksimal në pesë ndeshje, dy me Prishtinën dhe tri me Penzën, arritëm të tregojmë forcën tonë dhe të dëshmojmë që e meritojmë titullin”, përgjigjet Emra.

Më tutje tha se i duhet një pushim i shkurtër ekipit. “Për momentin të gjithëve na duhet një pushim i shkurtër, të them të vërtetën pasi që kemi bërë punë të madhe për një kohë të shkurtër dhe besoj që me pas do të vazhdojmë punën... 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat