Boston leksion Cleveland në finalen e parë të play off-it në Lindje - Bota Sot
Boston leksion Cleveland në finalen e parë të play off-it në Lindje

Basketboll

E enjte, 18 tetor 2018

Boston leksion Cleveland në finalen e parë të play off-it në Lindje

Më: 14 maj 2018 Në ora: 10:23
Pamje ngandeshja e NBA-së

Boston ka fituar 108-83 ndaj Cleveland në finalen e parë të play off-it në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje. Një sfidë e dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra e Celtics, që u shkëputën që në periodën e parë dhe e thelluan diferencën deri në fund. Avantazhi prej 25 pikësh në favor të Boston flet qartë për epërsinë që pati në fushë skuadra vendase, që ishte ndjeshëm më superior në fushë se Cavaliers.

Brown me 23 pikë, Morris me 21 e Horford me 20 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën e Boston, një trio që e dominoi ndeshjen, duke mos e diskutuar fitoren. Te Cavaliers sot mungoi lojtari lider, pasi edhe LeBron ishte në hije, duek realizuar vetëm 15 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë për miqtë ishte Love me 17 pikë. Edhe ndeshja e dytë finale do të luhet në fushën e Boston, që ka faktorin fushë në favorin e tij.

NBA – Konferenca e Lindjes (finale play off)

Boston Celtics – Cleveland Cavaliers, 108-83 (1-0 me ndeshje)

NBA – Konferenca e Perwndimit (finale play off)

Houston Rockets – Golden State Warriors

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test