Euroleague, Reali i Madridit kampion, fiton “La Decima”-n

Basketboll

Euroleague, Reali i Madridit kampion, fiton “La Decima”-n

Më: 21 maj 2018 Në ora: 07:20
Euroleague

Real Madridi fiton titullin kampion të Europës në basketboll për meshkuj. Skuadra madrilene arriti një fitore të madhe në finalen e Euroleague-s ndaj Fenerbahces me rezultatin 85 – 80. Për Realin ky është trofeu i 10-të në këtë kompeticion, duke qenë skuadra më e titulluar në Europë.

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, u zhvillua një ndeshje përgjithësisht e ekuilibruar, me skuadrën spanjolle që  u shkëput në periodën e tretë deri + 10 pikë,  epërsi të cilën e menaxhuan me shumë kujdes, duke fituar në fund me 5 pikë më shumë.

Në përballjen për vendin e tretë, Zalgiris Kaunas mundi të mposhtte me vetëm 2 pikë diferencë, 79 – 77, CSKA të Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat