Kosova sërish në Champions!

Basketboll

Kosova sërish në Champions!

Më: 21 maj 2018 Në ora: 18:59
Ilustrim

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka pranuar ftesën zyrtare nga drejtori i Basketball Champions League, Patrick Comninos që skuadra kampione e Kosovës (2017/2018) të marr pjesë në raundin kualifikues të kësaj gare për edicionin 2018/19. “Ekziston mundësia që edhe një klub tjetër nga vendi ynë të marr ftesë për edicionin e ardhshëm të garave kualifikuese të Basketball Champions League. Duhet theksuar se ky është viti i dytë radhazi që Kosova ftohet për të marr pjesë në Basketball Champions League, pasi që në edicionin e kaluar ishte Sigal Prishtina si kampione. Data e fundit për të paraqitur skuadrën është 22 qershori”, bëhet e ditur nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat