FBK i ka emëruar përzgjedhësit

Basketboll

FBK i ka emëruar përzgjedhësit

Më: 22 maj 2018 Në ora: 10:45
Pamje nga një ndeshje

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të hënën (21.05.2018) i ka emëruar përzgjedhësit dhe ndihmësit e Përfaqësueseve të Kosovës të grupmoshës U-16, U-18 në të dyja konkurrencat (meshkuj/femra), si dhe të U-20 në konkurrencën e meshkujve.

Përzgjedhës i kombëtares U-20 është emëruar trajneri amerikan Ernie Lee Nestor (aktualisht asistent i Brad Greenberg tek Përfaqësuesja A), ndërsa ndihmës të tij do të jenë Ilir Selmani dhe Ismet Ferati, ndërsa udhëheqës i delegacionit të Kosova U-20 do të jetë Naim Hajrizi.

Përzgjedhës i Përfaqësueses U-18 është emëruar Ibrahim Karabeg, kurse ndihmës të tij do të jenë, Gyltekin Selimi dhe Ilmen Bajra.

Përzgjedhës i kombëtares U-16 është emëruar Muhammed Thaçi, kurse ndihmës të tij do të jenë, Valentin Spaqi dhe Laurant Ibrahimi.

Përzgjedhës i kombëtares U-18 (femrat) është emëruar Fidan Shatri, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Pal Syla dhe Arsim Berisha.

Përzgjedhëse e kombëtares U-16 (femrat) është emëruar Kimete Haliti, ndërsa ndihmës të saj do të jenë Gyltekin Selimi dhe Artina Hasani.

Kampionatet Evropiane në të cilat do të marrin pjesë Përfaqësueset e Reja të Kosovës mund ti gjeni mëposhtë:

Meshkujt

Kosova U-20 do të garoj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B që do të mbahet prej 13 deri më 22 korrik në Sofje të Bullgarisë.

Grupi D: Kosova, Finlanda, Polonia, Gjeorgjia, Portugalia.

Kosova U-18 do të garoj në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C që do të mbahet prej 22 deri më 29 korrik në Prishtinë.

Grupi A: Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta, Monako.

Grupi B: Qipro, San Marino, Kosova Gjibraltar.

Kosova U-16 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 9 deri më 18 gusht në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Grupi D: Ukraina, Bosnja e Hercegovina, Republika Çeke, Zvicra, Kosova, Bjellorusia.

Femrat

Kosova U-18 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 3 deri më 12 gusht në Oberwart të Austrisë.

Grupi D: Norvegjia, Kosova, Ukraina, Bjellorusia, Republika Sllovake, Luksemburgu.

Kosova U-16 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 16 deri më 25 gusht në Podgoricë të Malit të Zi.

Grupi C: Izraeli, Irlanda, Rumania, Zvicra, Luksemburgu, Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat