Festa e Bashkimit

Basketboll

Festa e Bashkimit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:37
Pamje nga festa

Bashkimi në palestrën e stërmbushur në Prizren dhe me pëkrahje të parezervë të “Arpaxhikëve” ka arritur të mposht Sigal Prishtinën në ndeshjen e katërt finale të play-offit në IP Superligën e Kosovës dhe kështu është stolisur me titullin aq shumë të dëshiruar.

Takimi ka përfunduar me rezultat 77:61 (18:18, 21:21, 15:14, 23:8). Prej çerekut të parë e deri në të katërtin është zhvilluar luftë e barabartë, derisa në të katërtin ishin nikoqirët ata që dominuan në parket dhe kështu në fund shënuan fitore, e cila edhe ua solli titullin e kampionit, të parin në histori të klubit.

Medaljet e argjenda për nënkampionin, Sigal Prishtinën, i ndanë nënkryetari i FBK-së, Shaqir Totaj dhe anëtari i Bordit, Valdet Spahija, derisa medaljet e arta për kampionin, Bashkimin, i ndanë anëtari i Bordit të FBK-së, Valton Bilalli dhe sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi. Bashkimi dhe qyteti i Prizrenit në festë.

Kupën kapitenit të skuadrës kampione, Qëndrim Birajt, ia dorëzoi numri një i FBK-së, Arben Fetahu.

Kampionët e deritashëm:

1999/2000 Trepça

2000/2001 Trepça

2001/2002 Prishtina

2002/2003 Prishtina

2003/2004 Dukagjini

2004/2005 Mabetex

2005/2006 Prishtina

2006/2007 Prishtina

2007/2008 Prishtina

2008/2009 Prishtina

2009/2010 Prishtina

2010/2011 Prishtina

2011/2012 Trepça

2012/13  Peja

2013/14 Prishtina

2014/15 Prishtina

2015/16 Prishtina

 2016/17 Prishtina

2017/18 Bashkimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat