Zenelaj krenar për titullin: Unë i kërkova trajnerit të ruaj Bundoviqin

Basketboll

Zenelaj krenar për titullin: Unë i kërkova trajnerit të ruaj Bundoviqin

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2018 Në ora: 19:47
Urim Zenelaj

Basketbollisti i Bashkimit të Prizrenit, Urim Zenelaj, tha se e merituan titullin e Kosovës dhe është krenar për këtë, për faktin se i sollën kurorën më të çmueshëm qytetit të Prizrenit. ”Unë i kërkova trajnerit të ruaj Bundoviqin që deri në çerek të tretë dhe na nxori shumë probleme dhe luajtëm mbrojtje të fortë në çerekë të 4-të, ku e fituam këtë çerekë 23:8”, ka thënë Zenelaj. Pas katër viteve thyhet dominimi i Prishtinës, a ishte pritur apo Bashkimi ka qenë më i fortë?

“Pas janarit ishim të bindur që mundemi të bëhemi kampion dhe ta fitojmë kupën, por për Kupë nuk patëm fat”, tha ai. Zenelaj përshkruan edhe atmosferën drithëruese në palestër sidomos të tifozëve “Arpagjikëve”. “Jam rrit me këtë atmosferë prej 15 vjeç, kam luajt për Bashkimin dhe ‘Arpagjikët’ gjithmonë kanë bë këtë atmosferë, është një kënaqësi e papërshkrueshme t’ia bësh qytetit dhe tifozëve këtë dhuratë që e kanë pritur pas luftës dhe kurrë si kanë humbë shpresat”, thotë Zenelaj për gazetën kombëtare "Bota sot".

Me gjasë Bashkimi do të garojë në garat e Champions League, do të jetë një panorame e mirë dhe çfarë i duhet më tej? “Po, nëse nuk mund të krijojnë një buxhet të qëndrueshëm nuk ju duhet as Championsi, as FIBA Europa, duhet me marr mësim prej Prishtinës e Pejës, mi shtri këmbët sa e ke jorganin”, shprehet Zenelaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat