Amerikani shpalli listën e Kosovës kundër Hungarisë e Polonisë

Basketboll

Amerikani shpalli listën e Kosovës kundër Hungarisë e Polonisë

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 16:44
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës në basketboll nga dita e hënë (11 qershor) do të grumbullohet në Prishtinë për t'u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet kualifikuese të Dritares së Tretë të Kupës së Botës "Kina 2019". 
Stërvitja e parë do të mbahet të hënën me fillim nga ora 18:00, ndërsa më pas do të startoj me nga dy herë në ditë stërvitje, 10:00-12:00 dhe 18:00-20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. 
Kosova më 28 qershor do të përballet me Hungarinë, kurse më 1 korrik do të ballafaqohet me Poloninë. 
Të dyja ndeshjet Përfaqësuesja jonë do t’i luaj me fillim nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. 
Në Grupin C bëjnë gara Lituania, Kosova, Hungaria dhe Polonia. Prej secilit grup do të jenë tri skuadra që do të vazhdojnë garat në raundin e radhës. 
Kosova në Dritaren e Parë u pati mposhtur në shtëpi të vet nga Lituania, kurse në udhëtim nga Hungaria, kurse në Dritaren e Dytë është mundur si mysafire nga Polonia dhe Lituania dhe aktualisht zë vendin e katërt të Grupit C. Përzgjedhësi i Kosovës, amerikani Brad Greenberg, synon ekipi të jetë në nivelin më të mirë. 

Lista e gjerë e basketbollistëve: 
1. Dardan Berisha 
2. Erjon Kastrati 
3. Lis Shoshi 
4. Fisnik Rugova 
5. Urim Zenelaj
6. Leonard Mekaj 
7. Samir Zekiqi 
8. Granit Rugova 
9. Alban Veseli 
10. Ergin Grosha 
11. Rinor Peci  
12. Valon Bunjaku 
13. Mikaile Tmusic  
14. Altin Morina 
15. Gazmend Sinani 
16. Dardan Kapiti 
17. Shawn Jones 
Përzgjedhës Brad Greenberg

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat