Golden State sërish mbretërit e NBA

Basketboll

Golden State sërish mbretërit e NBA

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 09:20
Golden State

Golden State Warriors janë shpallur kampionë të NBA-së për herë të tretë brenda katër vjetësh, duke mposhtur Cleveland Cavaliers edhe në ndeshjen e katërt të serisë finale.

“Kemi një grup lojtarësh që nuk mërziten për asgjë, por të jenë vetëm në parket dhe të fitojnë”, – ka thënë MVP-ja i finaleve, Kevin Durant.

“Luftëtarët” u bën ekipi i pare, që prej vitit 2013, që e fitojnë këtë titull dy herë rresht, duke mposhtur “Kalorësit” e Clevelandit me rezultatin 108-85 në ndeshjen e katërt, të zhvilluar në Cleveland.

LeBron James, që me gjasë ka luajtur ndeshjen e fundit me “Kalorësit”, realizoi vetëm 23 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime. Pas ndeshjes, ai tha se ka luajtur me dhimbje të mëdha, për shkak të lëndimit të dorës, që e pësoi në ndeshjen e parë finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat