Kosova optimiste për kualifikime në Kupën e Botës në basketboll - Bota Sot
Kosova optimiste për kualifikime në Kupën e Botës në basketboll

Basketboll

E martë, 20 nëntor 2018

Kosova optimiste për kualifikime në Kupën e Botës në basketboll

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 12:13
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është duke u përgatitur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Stërvitjet po mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ku janë ftuar edhe disa prej lojtarëve të rinj.

Edhe pse me mungesa të disa lojtarëve si dhe të trajnerit, të cilët kanë angazhime me klubet e tyre por,  situata te përfaqësuesja e Kosovës është mjaft e mirë dhe shihet një entuziazëm i madh sidomos te lojtarët të cilët janë për herë të parë në këtë grumbullim.

Asistenti i trajnerit të Kosovës, BradGreenberg,  AndinRashica foli rreth përfaqësueses duke treguar për mungesat e disa trajnerëve dhe tregoi për kundërshtarët,  të cilët kësaj radhe do të jenë shumë më të përforcuara se në ndeshjet e para.

Rashica: Presim përkrahje maksimale nga Dardanët

“Grumbullimi është bërë dje. Edhe pse dy lojtarë mungojnë vendor, ErjonKastrati dhe Alban Veseli , të cilët i bashkohen grupit sot dhe përkatësisht me datën 14, kurse trajneri për shkak të përfundimit të sezonës së Ligës në Izrael  ka pasur ndeshjes e Play-offit dhe nuk ka mundur t’i bashkohet prej ditës së parë. Deri tash çdo gjë është në rregull presim edhe ardhjen e lojtarëve të natyralizuar që do t’i bashkohen grupit edhe të përgatitemi maksimalisht për këto dy ndeshje”, pohoi Rashica.

Lojtari më i mirë njëkohësisht edhe kapiteni i Kosovës Dardan Berisha deklaroi se këto dy ndeshje do të jenë tepër të vështira, por do të jetë një eksperiencë e mirë për ta, dhe shtoi se do të mundohen të bëjnë befasinë.

Berisha: Do të jetë shumë e vështirë

“Është stërvitja e dytë , po shkojnë shumë mirë. Ka shumë lojtarë të rinj. Nuk jemi ende të kompletuar, trajneri nuk ka ardhur dhe disa lojtarë,  por fillimi gjithmonë është i mirë. Ne jemi të lumtur që jemi mbledhur prapë, e dimë përgjegjësinë tonë të reprezentojmë shtetin kundër dy përfaqësuesve shumë të forta, ka me qenë shumë vështirë për ne por është një eksperiencë shumë e mirë për ne. Kështu që jemi shumë të lumtur  që jemi sërish së bashku”, tha Berisha.

Basketbollisti Altin Morina, që luan për klubin basketbollistik “Bashkimi” nga Prizrenia është  ftuar për herë të parë në grumbullimin e përfaqësueses së Kosovës. Ai këtë e cilësoi si momentin më të mirëqë ka përjetuar duke thënë se është krenari të luajë për shtetin e Kosovës.

Morina:  Privilegj të jem në mesin e  këtyre lojtarëve

“Është hera e parë për mu që marrë pjesë në grumbullim  e përfaqësuese, është një ndjenjë shumë e bukur, siç dihet dje kemi filluar është mirë për momentin është shumë mirë duke ecur. Janë dy lojë shumë të vështirë por pres maksimumin nga të gjithë bashklojtarët por të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha  Morina.

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për në Kupën e Botës, më 23 qershor kundër përfaqësueses së Hungarisë, kurse ndeshjen e fundit e zhvillon kundër përfaqësueses së Polonisë. Të dy këto ndeshje do të luhen në Prishtinë./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test