Novak në Kosovë për të parë një ndeshje të dy ekipeve modeste!

Basketboll

Novak në Kosovë për të parë një ndeshje të dy ekipeve modeste!

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 10:49
Novak në Kosovë për të parë një ndeshjet të dy ekipeve modeste!

Të enjten në Prishtinë do të vijë për vizitë një ditore Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak. Novak do të vizitoj vendin tonë për të parë nga afër organizimin e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Prishtinë, ku Federata e Basketbollit të Kosovës së bashku me FIBA Evropën janë organizatore të kësaj ngjarje shumë të rëndësishme jo vetëm për basketbollin, por për sportin kosovar në përgjithësi.

Novak do të arrij në Prishtinë në mesditë, ku me këtë rast do të shoqërohet nga krerët më të lartë të FBK-së në një drekë pune dhe më pas së bashku me ta do të vizitoj Qendrën e Studentëve në Prishtinë, aty ku janë të akomoduara të gjitha shtetet pjesëmarrëse të Kampionatit, hotelin “Emerald” ku janë të akomoduar zyrtarët e FIBA-s, palestrën “1 Tetori” dhe më pas ai do të jetë i pranishëm në ndeshjen Kosova – Gjibraltari që do të zhvillohet më 26 korrik në ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Novak së bashku me krerët e FBK-së do të kenë një darkë pune së bashku me udhëheqësit e të gjitha delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni C. Ai do ta shoh një ndeshje të ekipëeve modeste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat