Osllobogjenje: Përzgjedhja nga Kosova nuk mori vizat për Bosnje e Hercegovinë! - Bota Sot
Osllobogjenje: Përzgjedhja nga Kosova nuk mori vizat për Bosnje e Hercegovinë!

Basketboll

Osllobogjenje: Përzgjedhja nga Kosova nuk mori vizat për Bosnje e Hercegovinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2018 Në ora: 11:26
Osllobogjenje: Përzgjedhja nga Kosova nuk mori vizat për Bonje e Hercegovinë!

Dikujt i pengon flamuri dhe himni i Kosovës! Kjo nuk është as hera e parë dhe as e fundit që Kosova po ballafaqohet me problemet e dreqit!  Autoritetet boshnjake nuk lëshojnë vizat për kombëtaren e Kosovës U-16, që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian U-16 në basketboll, që mbahet në Sarajevë.  Gazeta boshnjake “Osllobogjenje” shkruan: “Përzgjedhja nga Kosova nuk mori vizat për Bosnje e Hercegovinë!”. “Lojtarët e basketbollit të Kosovës nuk kanë marrë vizat për të marrë pjesë në divizionin B të Kampionatit Evropian për kadetët që mbahen në kryeqytetin e BiH”, shkruan kjo gazetë. “Kanë reaguar negativisht edhe autoritetet FIBA-s, të cilat janë të njohur me qëndrime rigoroze në raste të tilla”, shkruan më tutje.  Boshnjakët frikësohen nga sanksionet dhe pezullimin e mundshëm të Federatës së tyre,  ku është njëra nga opsionet, për faktin se FIBA nuk lejon kësi idiotizma siç bënë autoritete boshnjake me rastin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...