Nënkryetarit boshnjak i vjen keq për Kosovën, por përmend edhe gjakun - Bota Sot
Nënkryetarit boshnjak i vjen keq për Kosovën, por përmend edhe gjakun

Basketboll

E shtunë, 17 nëntor 2018

Nënkryetarit boshnjak i vjen keq për Kosovën, por përmend edhe gjakun

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2018 Në ora: 11:46
Nënkryetarit boshnjak i vjen keq për Kosovën, por...përmend edhe gjakun

Kampionati Evropian i basketbollit U-16 vjeç për Divizionin B fillon sot në Sarajevë. Federata e Basketbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka fituar besimin e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) të organizojë një turne europian, megjithatë, duket se kanë probleme serioze me viza për përzgjedhjen e Kosovës. Problemi u shfaq nga Federata e Basketbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës - Ministria e Punëve të Jashtme, apo siç raportojnë disa media, ministri Igor Crnadak nuk ka dhënë pëlqimin për lëshimin e vizave kombëtares së Kosovës, në ambasadën që gjendet në Shkup, dhe i cili ka kërkuar një dokument shtesë nga KSBiH në të cilën kombëtarja merr përgjegjësi të plotë për këtë garë.

Siç tha nënkryetari i Federatës së Basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sejo Bukva vizat për ekipin e Kosovës janë të gatshme në Shkup dhe vetëm janë duke pritur miratimin e ministrit Igor Çërnadak.  “Ministri Crnadak deklaroi se është duke kërkuar pëlqim shtesë se federata është organizatore dhe se është prapa kësaj. Aleanca ka arritur një vit më parë nga FIBA një nmarrëveshje për organizimin e Kampionatit Evropian, dhe madje atëherë ajo mori përsipër të gjitha detyrimet”, ka thënë Sejo Bukva. “Me vjen keq për fëmijët prej 16 vjeç, po i këqyrim sipas pikave te gjakut”, tha ai. “Më vjen keq që politika ka ndërhyrë në sport. Është e pakuptueshme për mua si sportistë”, tha mes të tjera ai.

“FIBA do të duhej të presë, mos të bëjë problemin për shkak të vonesave për përfaqësuesen e Kosovës, që lojërat e tyre të mund t’i luajnë në ditë të lira. Ne presim çdo moment që Kosova të merr miratimin për vizat në ambasadën e Shkupit. Unë u bëj thirrje ministrit Çërnadak për t'i ndihmuar këta fëmijë për të ardhur në Sarajevë dhe mos t’ia mohojnë atyre një ëndërr për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian”, tha nënkryetari për “Sport Avaz”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test