FIBA kërcënon Bosnjën shkaku i Kosovës - Bota Sot
FIBA kërcënon Bosnjën shkaku i Kosovës

Basketboll

FIBA kërcënon Bosnjën shkaku i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2018 Në ora: 12:58
FIBA kërcënon Bosnjën shkaku i Kosovës

Mediat boshnjake janë në panik! Frika e tyre se mund të ndëshkohet Federata e Basketbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës, shkaku i Kosovës. “FIBA kërcënon me sanksione KSBiH”, kështu ka shkruar “slobodna – Bosna”. Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e ka kërcënuar me sanksione Federatën e Basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës! Arsyeja është se Ministria e Punëve të Jashtme e vendit tonë, e udhëhequr nga Igor Çërnadak, nuk do që t’i lëshojë viza për ekipin e Kosovës që është dashur të jetë mesin e 24 pjesëmarrësve në Kampionatin Evropian Divizioni B për kadetëve në Sarajevë.  

Kosova nuk ka marrë viza, arsye zyrtare nuk është thënë. E gjithë që është e nevojshme sipas ligjit, është përmbushur, por përgjegjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk kanë dashur që ta nënshkruajnë një autorizim për një vizë”, tha Mirsad Gjonlagiç, një anëtar i bordit administrativ të Federatës së Basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Federatës së Basketbollit Evropian (FIBA Evropë).

Jozyrtarisht, Ministria ka kërkuar që himni dhe Flamuri i Kosovës mos të jenë të pranishëm për ndeshjet e Kampionatit Evropian, por kjo nuk është pranuar nga FIBA”, shkruan mes të tjera ky medium boshnjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...