Igor, pse nuk i lejon djemtë e Kosovës të pajisen me viza? Arben Fetahu, rri i qetë! - Bota Sot
Igor, pse nuk i lejon djemtë e Kosovës të pajisen me viza? Arben Fetahu, rri i qetë!

Basketboll

E premte, 16 nëntor 2018

Igor, pse nuk i lejon djemtë e Kosovës të pajisen me viza? Arben Fetahu, rri i qetë!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2018 Në ora: 13:21
Igor, pse nuk i lejon djemtë e Kosovës të futen në Bosnjë? Arben Fetahu, rri i qetë!

Igor Crnadak, ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, duhet ta jap miratimin për viza për basketbollistët e kombëtares së Kosovës U-16. Kështu kanë raportuar një numër i mediave boshnjake. Djelmoshat e Kosovës ende nuk janë pajisur me viza në ambasadën boshnjake, që është në Shkup. Kosova nuk mund të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për kadetë që mbahet në kryeqytetin boshnjak, në Sarajevë.

Igor, reflekto! Igor, pse nuk i lejon djemtë e Kosovës të futen në Bosnjë? Cili është inati juaj apo tregoje të vërtetën se kush të ka urdhëruar për një veprim të tillë?  Pavarësisht se cili do të jetë hapi i këtij ministri, FIBA është më e vendosur se kurrë ta ndëshkojë Federatën e Basketbollit të Bosnjës. Për një kokëfortësi apo kush e di pse vepron kështu Igori? Sigurisht pasoja do t’i bartë Federata e Basketbollit e Bosnjës.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, a do të vendos më në fund Igori që t’i lejojë vizat për djemtë tanë apo do t’i refuzojë ato! Kryetari i Federatës së basketbollit të Kosovës, nuk ka asnjë arsye të vetme as të bëhet nervoz, as të shqetësohet dhe as të godas tavolinën me grusht pse nuk i marrin vizat nga autoritetet boshnjake! Federata e Basketbollit e Kosovës ka kryer të gjitha procedurat sipas kohës dhe anës ligjore, është diçka tjetër që Bosnja e ka në konfederatë një farë Republika Srpska-n dhe shkaktojnë problemet të panevojshme.

Arben Fetahu, duhet të ndihet krenarë se Kosova i çon në këmbë FIBA-n dhe boshnjakët i ka futur në drithërima për pasojat që mund të vijnë për shkak të budallaqeve që po bëjnë. Fundja, turpi godet Federatën e Basketbollit të Bosnjës, që ishte zotuar për të kryer detyrat dhe fjalës së saj nuk i del zot!   Sipas asaj që prezantohet në biografinë e Igorit, ai është lindur në vitin 1972 në Zarë të Kroacisë, shkollimin e ciklit të lartë e ka kryer në Banjallukë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test