Shpëton Rahoveci!

Basketboll

Shpëton Rahoveci!

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 17:56
Shpëton Rahoveci!

Klubi i basketbollit Rahoveci i mbijeton krizës, shpëton nga tërheqja nga garat. “Përkundër rrezikut real që ka ekzistuar për tërheqjen nga garat për shkak të kushteve financiare, vendosmëria e bashkëvendësve tanë dhe bizneseve ka bërë që KB Rahoveci sot të marr mbështetje për të vazhduar garat suksesshëm edhe në edicionin e ri, një ditë para se të mbyllet afati i regjistrimit të klubeve në FBK.

Me këtë rast bordi dëshiron pikë së pari të falënderoi kryetarin e Komunës, z.Smajl Latifi për iniciativën dhe angazhimin e parezervë për të përkrahur konsolidimin e skuadrës për këtë edicion, ndërsa pikërisht angazhimi i tij ka bërë që pas disa takimeve suksesshëm t’i përgjigjen pjesa e madhe e bizneseve nga Rahoveci për t’i ndal në mbështetje klubit, për çka bordi dhe e tërë komuna do t’u jenë çdo herë mirënjohës. Takimi i së enjtes me përfaqësues të bizneseve ishte krucial por edhe shumë motivues duke pas parasysh vullnetin e tyre për të përkrahur projektin e KB Rahoveci. E veçanta e këtij takimi ishte edhe prezenca e kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu, i cili inkurajoj të gjithë ata që kanë mundësi për të përkrahur ngritjen e mëtutjeshme të skuadrës.

Duhet sqaruar po ashtu, se zotimet e sotme të përfaqësueseve të bizneseve nuk janë të mjaftueshme për përmbylljen e sezonit, por diskutimet dhe premtimet për mbështetje shtesë i japin shpresë bordit të KB Rahoveci, që të vazhdoi punën gjithë një duke llogaritur në zbatimin e këtyre zotimeve gjatë muajve sa zhvillohet kampionati. Bordi i KB Rahoveci i bënë thirrje edhe njëherë gjithë aktereve tjerë që në bazë të mundësive të jenë pranë këtij projekti në kohën kur basketbolli në Rahovec përfundimisht pritet të marr hov me përfundimin e palestrës. Ditët e ardhshme do të njoftoheni me shtabin teknik dhe me përforcimet që do të jenë pjesë e skuadrës sonë për edicionin e ri”, bëhet e ditur nga KB Rahoveci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat