Pothuajse të gjitha klubet në vendin tonë brenda kolektivit kanë si një lokomotivë ndonjë person. Klubi i basketbollit Rahoveci ka një personalitet që i jep frymë ekipit. Ai është Ibrahim Hoxha. “I palodhshmi Ibrahim Hoxha, i dha shumë basketbollit dhe asnjëherë nuk ndalet. Shtyllë kyçe edhe në edicionin e ri”, shkruan në faqen e KB Rahoveci. Pa punëtor të palodhshëm sot do të ishim shumë mangë në sportin tonë, por falë tyre siç është Hoxha po arrijmë klubet të jenë më të organizuar dhe me suksese të reja.