Carmelo Anthony vazhdon karrierën te Houston Rockets - Bota Sot
Carmelo Anthony vazhdon karrierën te Houston Rockets

Basketboll

E shtunë, 17 nëntor 2018

Carmelo Anthony vazhdon karrierën te Houston Rockets

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 23:45
Carmelo Anthony

Carmelo Anthony është zyrtarisht lojtar i Houston Rockets. Ish-lojtari i Oklahoma City Thunder ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare ku do të përfitojë 2.4 milionë dollarë.

Gjithashtu është përfolur shumë për rolin që Melo do të ketë në fushë, nëse ai do ta nisë ndeshjen në pesëshen e parë ose nga stoli, por çdo gjë do të varet nga Mike D’Antoni.

Atletet e Adidas të përkryera për të maksimizuar shpejtësinë gjatë lojës

Vetë trajneri kur u pyet nga disa gazetarë lidhur me këtë çështje tha se Anthony është i hapur për të dyja rolet.

Kjo marrëveshje është përfolur se është arritur para më shumë se një muaji, e me shkëmbimin që Thunder bëri me Atlanta Hawks gjithçka dukej e konfirmuar, pasi dhe Hawks e hoqën lojtarin nga skuadra duke i paguar 25 milionë dollarë.

Në 1.054 ndeshje të luajtura në karrierë, Melo ka startuar në secilën prej tyre, e për këtë arsye në të shkuarën pati deklaruar se nuk ndihej i sigurt nëse do të mund ta pranonte të futej gjatë ndeshjes.

34-vjeçari po i bashkohet një ekipi si Rockets, të cilët në sezonin e shkuar fitoi 65 ndeshje e duke humbur në finalen e konferencës kundrejt kampionit Golden State Warriors.

Në ekipin e ri, ai do të gjejë MVP e kampionatit 2017/2018, James Harden, dhe një nga miqtë e tij më të mirë, organizatorin Chris Paul.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test