Duhet plotësuar këto kushte për të qenë në elitën e basketbollit! - Bota Sot
Duhet plotësuar këto kushte për të qenë në elitën e basketbollit!

Basketboll

Duhet plotësuar këto kushte për të qenë në elitën e basketbollit!

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:50
Ilustrim

Klubi i basketbollit Peja është suspenduar nga garat dhe kush do të jetë në vendin e saj? Bordi i FBK-së, duke u bazuar në nenin 5 të Rregullores për Sistematizim dhe Licencim shpall këto kushte: 
Për përmbushjen e një vendi vakant në Superligën e Kosovës në Basketboll për edicionin 2018/19 nëpërmjet wild card-it. 
Kushtet për një klub për të konkurruar për wild card, sipas nenit 5 të Rregullores për Sistematizim dhe Licencim janë: 
1. Të ketë garuar në edicionin 2017/18 në garat e FBK-së dhe ti ketë përmbushur të gjitha obligimet ndaj FBK-së; 
2. Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me terren të basketbollit sipas dimensioneve dhe rregullave të FIBA-s; 
3. Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me pajisjet teknike përmbajtjen e rezultatit të ndeshjes, kohës, kohës së aksionit (posedimit të topit) dhe gabimeve personale sipas standardeve të FIBA-s; 
4. Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me kosha të basketbollit me tabela dhe rrjeta sipas propozicioneve të FBK-së dhe rregullave të FIBA-s; 
5. Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me zhveshtore për dy ekipe, një zhveshtore për personat zyrtarë një hapësirë të klubit me zyrë, të pajisur me telefon, internet; 
6. Të ketë nën kontratë së paku 3 trajnerë të licencuar; 
7. Të ketë në dispozicion së paku një person të autorizuar mjekësor; 
8. Të ketë në dispozicion së paku një zyrtar - komesar për siguri; 
9. Të ketë të licencuar së paku një përfaqësues zyrtar në FBK; 
10. Të ketë internet dhe të mundësojë qasje në internet në dhe afër tavolinës zyrtare; 
11. Të ketë hapësirë për konferenca për shtyp dhe tu mundësojë gazetarëve punë komode në ndeshjet e Superligës;

Afati për shprehje interesi për të gjithë klubet është deri më 20.08.2018 në ora 17:00. 
Afati për përmbushje të obligimeve për Wild Card është deri më 24.08.2018, në ora 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...