Zyrtare: DeMario Mayfield transferohet në Prishtinë - Bota Sot
Zyrtare: DeMario Mayfield transferohet në Prishtinë

Basketboll

Zyrtare: DeMario Mayfield transferohet në Prishtinë

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 10:18
Mayfield

Amerikani që mbronë ngjyrat e Kombëtares së Irakut, është përforcimi më i ri i nga Prishtina.

Mayfield që luan në pozitën 2 dhe 3, njihet për lojën e tij efikase në sulm. Ai filloi karrierën e tij në Gergoia AAA, ku u zgjedh 'Lojtari i Vitit', e pas lojërave të mira u ftua nga kolegji i njohur VCU. Mirëpo për të qenë më afër familjes, Mayfield vendosi që të transferohej te skuarda tjetër e njohur, Charlotte 49ers.

Kur filloi të tregonte aftësitë e tij dhe pritej që të arrinte majat e basketbollit, Mayfield bënë një gabim, duke thyer ligjin dhe kështu u dënua për 10 muaj punë për komunitetin, për t'i përmirësuar sjelljet.

Besimi i Oil Club u shpagua, pasi që Mayfield u "ringjall" si një feniks dhe udhëhoqi ekipin me 29 pikë, 8 kërcime e 8 asistime drejt titullit të tyre të parë në histori të klubit. Paraqitjet impresive të amerikanit shtyen Irakun që t'i ofronte nënshtetësi dhe të bëhej një lider edhe i kombëtares së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...