Kalojnë natën me prostituta, përjashtohen disa basketbollistët e kombëtares - Bota Sot
Kalojnë natën me prostituta, përjashtohen disa basketbollistët e kombëtares

Basketboll

Kalojnë natën me prostituta, përjashtohen disa basketbollistët e kombëtares

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 18:27
Pamje nga një ndeshje

Katër basketbollistë të kombëtares japoneze janë dërguar në shtëpi, pasi janë zbuluar se kanë paguar disa prostitute në Xhakarta, gjatë kohës që ishin të grumbulluar në Fshatin Olimpik gjatë Lojërave Aziatike. Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Olimpik Japonez. Bëhet fjalë për Yuga Nagayoshi, Takuya Hashimoto, Takuma Sato dhe Keita Imamura, që gjatë javës së kaluar janë parë të qarkullojjnë me fanellën e kombëtares s ëveshur në lagjet më të prëfolura për prostitucion të kryeqytetit indonezian.

Ata janë larguar fshehurazi nga Fshati Olimpik ku ishin strehuar, por kjo dalje për “jetë nate” është zbuluar dhe më pas janë dënuar, duke u kthyer në shtëpi. “Ky është një turp dhe kërkoj ndjesë për ngjarjen e shëmtuar”, thanë drejtuesit e olimpizmit japonez dhe federatës Japoneze të Basketbollit, që premtuan dënime më të ashpra pas përfundimit të Lojërave Aziatike. Ky është rasti i dytë i incidenteve me sportistët japonezë, pasi 4 vite më parë një sportist është përjashtuar, pasi është kapur mat duke vjedhur një aparat fotografik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...