Prishtina nuk e ka ndërmend të ndalet përforcohet me Fahro Alihodzic

Basketboll

Prishtina nuk e ka ndërmend të ndalet përforcohet me Fahro Alihodzic

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 10:33
Fahro Alihodzic

Lojtari me prejardhje boshnjake, i cili mbronë ngjyrat e Britanisë së Madhe, Fahro Alihodzic është prurja e re në ekipin e basketbollit të Prishtinës.

Qendra 208 cm e gjatë, njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila do t'i jep mjaft siguri ekipit.

Alihodzic ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si, Fordham, Southeastern Iowa CC, si dhe UAB. Në kolegje pati paraqitje mjaft të mira.

Karrierën si profesionist e nisi në Hungari tek dyherë kampioni, Kaposvari.

Shumicën e karrierës së tij e kaloi në Greqi tek skuadrat Rethymno, Promitheas Patras e Panionis. Një edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat