Shatri: Prishtinës i duhet një palestër - Bota Sot
Shatri: Prishtinës i duhet një palestër

Basketboll

Shatri: Prishtinës i duhet një palestër

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2018 Në ora: 19:34
Shatri: Prishtinës i duhet një palestër

Klubet e femrave në basketboll, si Prishtina, Bashkimi nga Prizreni, Penza e Pejës, planifikojnë të organizohen më mirë për edicionin e ri. Kryetrajneri i Prishtinës, Fidan Shatri, shprehet se kanë probleme edhe me palestër sepse iu mungon hapësira e mjaftueshme për përgatitje.

“Se shpejti do të fillojmë me përgatitje për sezonin e ri, ku si çdo vit do të jemi ekip konkurrues për të tjerët. Do të fokusohemi në punën me gjenerata të reja dhe në të njëjtën kohë të ngritët niveli i tyre”, tha Shatri për gazetën kombëtare “Bota sot”. Çka i duhet më shumë Prishtinës, a ka krizë të lojtareve? “Prishtinës i duhet një palestër ku do të kishte më shumë hapësirë për punë, pasi që këtu jemi për punë e nuk po kemi hapësirën e mjaftueshme.

Do të thosha qe i gjithë basketbolli femëror në Kosovë i duhet shumë punë, Prishtina krizë për lojtare nuk ka pas asnjëherë”, përgjigjet Shatri.  Edhe në edicionin e ri pritet një rivalitet mes tri skuadrave, si Prishtinës, Bashkimit dhe Penzës. Shatri mendon se edhe ekipet tjera do të ishte mirë që të organizohen në një nivel më të mirë se edicionin e kaluar: “Bashkimi po shihet se është kompletuar herët dhe ka marrë lojtare cilësore. Mendoj që Bashkimi do të jetë konkurrenti më i fortë, por pa harruar edhe Penzën, megjithatë do të ishte mirë që edhe ekipet tjera të organizoheshin, pasi vetëm kështu ngritët niveli i basketbollit”.

Sa i përket kushteve, Shatri mendon se deri në fillim të përgatitjeve gjithçka do të definohet: “Mendoj që deri në fillim të përgatitjeve do ta dimë saktë cilat do të janë kushtet për këtë vit. Kemi mbështetjen e Komunës, po presim edhe për ndonjë sponsor të mundshëm”. A do të përforcoheni apo do të largoheni ndonjë lojtare nga klubi si tepricë? “Mendoj që do të organizohemi në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa për përforcime të huaja mendoj që është herët të flasim. Jemi në bisedime me disa lojtare, por nuk ka konkrete diçka ende”, përfundoi Shatri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...