Njihuni me vajzat e Universitetit në vitin 1974!

Basketboll

Njihuni me vajzat e Universitetit në vitin 1974!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2018 Në ora: 16:17
Universiteti 1974

Klubi i basketbollit Universiteti në fund të viteve të 70-ta dhe në ato të 80-ta, ka qenë prej klubeve më të fuqishme shqiptare në basketboll. Ndër basketbollistet që ende kujtohen me dashuri të pakufishme sportive janë, si Resmije Juniku, Xhevahire Mustafa, Sehmsije Stublla, Serbeze Perani, Xhemile Berisha etj. Basketbolliste që dridhnin klubet ish jugosllave. Universiteti vite me radhë ka qenë anëtare e Ligës së Parë ish jugosllave. Një foto e vitit 1974, e siguruar nga Jeton Morina, një veprimtar i palodhshëm dhe që ka kontribuar shumë për sportin e Kosovës.

“Poshtë nga e djathta: Snezhana Mijoviq, Vinka Delibashiq, Resmije Juniku, Mirsada Rexhepagiq, Olga Dashiq. Lart nga e djathta: Trajneri Ismet Shumanoviq, Sonja Negro, e dyta dhe e treta nuk po me kujtohen. E katërta Sllavica Dashiq, e pesta Sllavica mbiemri i saj nuk më kujtohet, Fatlume Cana që po at vit e la basketbollin dhe ndihmëstrajneri Fatos Shita”, tregon Resmije Juniku për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Një gjeneratë e papërsëritshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat