Kobe Bryant flet rreth LeBron James dhe LA Lakers

Basketboll

Kobe Bryant flet rreth LeBron James dhe LA Lakers

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 09:03
LeBron James dhe Kobe Bryant

Kalimi i James në LA Lakers nuk i’u ka pëlqyer disa fansave të ish lojtarit të skuadrës, Kobe Bryant.

LeBron James dhe Kobe Bryant janë “rival” kur vie puna tek çështja e më të mirit në histori të NBA (bashk me Michael Jordan).

Kjo është një arsye pse fansave të Bryant nuk i’u pëlqeu ta shohin James në fanellat e Lakers. Kishte nga ata që dëmtuan edhe “grafitit” që u vizatuan në muret e LA, me fytyrën e “mbretit”.

Sa i përket kësaj çështje, Bryant nuk është aspak i kënaqur. Ai mendon se duhet lënë anash rivalitetin mes dy lojtarëve dhe të  bashkohen në përkrahje të klubit, pasi sipas Kobe, skuadra është primare.

“Fansat e mi duhet ta përkrahin LeBronin. Gjaku im është “verdh e vjollcë”. Skuadra është mbi të gjitha. Ai do ta ndihmojë skuadrën të fitojë tituj. Duhet ta përkrahin.

LeBron – Bryant do të mbetet diskutim i pa shteruar. Por a do t’ia arrijë James t’i sjellë skuadrës dhe tifozëve të Lakers ato që solli Kobe, mbetet të shihet në sezonin që po afron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat