Talenti i Bashkimit i bashkohet Sigal Prishtinës - Bota Sot
Talenti i Bashkimit i bashkohet Sigal Prishtinës

Basketboll

Talenti i Bashkimit i bashkohet Sigal Prishtinës

Nga: K. G. Më: 26 gusht 2018 Në ora: 13:40
Talenti i Bashkimit i bashkohet Sigal Prishtinës

Klubi më i trofeshëm në vendin tonë, Sigal Prishtina, nuk ndalet me përforcime, së fundit ka arritur marrëveshjen edhe me basketbollistin e talentuar të Bashkimit nga Prizreni, Altin Morina.

“Morina në Prishtinë! Njëri nga basketbollistët më të talentuar shqiptarë, Altin Morina, do të jetë pjesë e Prishtinës. Altini së bashku me Mikailen ishin shtyllat e mbrojtjes së Bashkimit në triumfin e tyre historik për klubin prizrenas.

Altini ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha kategoritë e reja dhe në fund u ftua edhe nga ekipi seniorë. Me Prishtinën do t'i hapen dimensione të reja në karrierën e tij, si në Champions League ashtu dhe në Europe Cup”, bëhet e ditur nga KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...