Klubi nga Kosova hiqet nga lista e zezë e FIBA-s

Basketboll

Klubi nga Kosova hiqet nga lista e zezë e FIBA-s

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:24
Klubi nga Kosova hiqet nga lista e zezë e FIBA-s

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA), ka lajmëruar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) se që nga dita e sotme ka bërë heqje të përkohshme të ndalesës për njërin nga dy klubet e Kosovës që kanë qenë në “listën e zezë” të FIBA-s.

Në këtë listë hyjnë klubet, që për shkak të lëndëve të humbura na Arbitrazhin e FIBA-s (BAT), u ndalohet transferimi i lojtarëve.

Klubit të cilit i është hequr kjo ndalesë është kampioni i Kosovës, KB Bashkimi, që ka pasur një ndalesë të shqiptuar për shkak të lëndës së humbur ndaj lojtarit Eric Palm dhe agjentit Charles Misuraca, raporton Insporti, duke u bazuar në të dhënat zyrtare të FIBA-s, që sot ka përditësuar listën e klubeve nën sanksione.

Insporti kishte raportuar edhe më herët për këtë vendim të FIBA-s dhe shumën e dënimit, kurse sot është konfirmuar se një pjesë e borxhit është shlyer dhe palët kanë arritur marrëveshje për pjesnë tjetër.

Kjo bën që Bashkimi sërish të mund të fillojë të negociojë më lojtarë dhe ti transferojë ata, tri javë para fillimit të sezoni të ri, në të cilin hyn si kampion i Kosovës dhe nënkampion i ligës ballkanike BIBL.

Bashkimi që nga ky sezon ka menaxhment të ri, mirëpo, për shkak të krizës financiare të klubit dy basketbollistët kryesorë vendorë, Tmusic dhe Morina, tashmë e kanë braktisur këtë klub dhe kanë kaluar tek Sigal Prishtina, kurse disa nga lojtarët tjerë cilësorë vendorë, veçse janë nënshkruar nga Golden Eagle Ylli dhe klubet tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat