Manu Ginobili i jep fund karrierës 23-vjeçare

Basketboll

Manu Ginobili i jep fund karrierës 23-vjeçare

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 18:54

Krerët e Shoqatës Kombëtare të Basketbollit (NBA) e përshkruan yllin e San Antonio Spurs, Manu Ginobili si një “pionier” të këtij sporti, pasi ky i fundit njoftoi tërheqjen në fund të një karriere 23-vjeçare.

41-vjeçari argjentinas, i konsideruar gjerësisht si basketbollisti i huaj më i suksesshëm në historinë e NBA-së, është i vetmi lojtar joamerikan që ka fituar 4 kampionate dhe një medalje të artë olimpike.

Ai është shpallur gjithashtu lojtari më i mirë i “All Star Games” në vitet 2005 dhe 2011, ndërsa “Lojtari i 6 më i mirë i vitit” në 2008-n, transmeton TCH.

“Ishte një udhëtim i mrekullueshëm, – shkroi ai në Twitter. – Përtej edhe ëndrrave të mia më të çmendura”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat