Biraj: Bashkimi, ndër pretendetet kryesorë për tituj - Bota Sot
Biraj: Bashkimi, ndër pretendetet kryesorë për tituj

Basketboll

E diel, 21 tetor 2018

Biraj: Bashkimi, ndër pretendetet kryesorë për tituj

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2018 Në ora: 19:48
Biraj: Bashkimi, ndër pretendetet kryesorë për tituj

Klubet e basketbollit qoftë të meshkujt qoftë të femrat bëjnë planet e tyre për edicionin e ri! Kampioni i Kosovës në konkurrencën e meshkujve, që nga e hëna e 27 gushtit, ka filluar përgatitjet për Superligën e Kosovës dhe Ligën Ballkanike. Prizrenasit si asnjëherë më parë janë të motivuar në çdo aspekt, me ambicie që të mbrojnë titullin e kampionit të Kosovës dhe të luftojnë që të jenë sa më lartë në Ligën Ballkanike.

Kapiteni i ekipit, Qëndrim Biraj, shprehet se atmosfera është shumë e mirë dhe synimet i kanë që të ndërtojnë një bazë të fuqishme me lojtarë vendorë. “Siç dihet pas kampionatit të fundit, është ndërruar edhe kryesia e klubit dhe tani kryesia e re gradualisht është duke u organizuar dhe qëllimi i saj është rikthimi i lojtarëve prizrenas, si dhe në të njëjtën kohë t’i jepet hapësirë më e madhe lojtarëve vendorë, që të krijohet një bazë e mirë për të ardhmen.

Të hënën ja kemi filluar stërvitjet dhe menjëherë është vërejtur një atmosferë mjaft e mirë dhe motivuese për këtë fillim kampionat”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Biraj. Prizrenasit fokusin kryesor e kanë në ndërtimin e një baze të fortë me lojtarë vendorë dhe ende nuk mund të japin ndonjë konstatim se a mund të jenë më të fortë se në kampionatin e kaluar. “Është herët të flitet se a do të jetë ekipi më cilësor apo jo, pasi që këtë vit fokusi kryesor do të jetë ndërtimi i një baze me lojtarë vendorë dhe kryesisht prizrenas. Mirëpo, pa marr parasysh kësaj Bashkimi edhe këtë vit do të jetë njëri ndër pretendetet kryesorë për tituj”, shprehet kapiteni. A mendoni se Sigal Prishtina do të jetë rivali më i madh apo edhe ndonjë ekip tjetër?

“Sigurisht si çdo vit edhe këtë vit Prishtina do të jetë rivali kryesor, mirëpo kampionati është i gjatë dhe ekziston çdo herë mundësia që në vazhdimësi të del edhe ndonjë rival tjetër”, përgjigjet basketbollisti.  A ka ambicie Bashkimi për Ligën Ballkanike? “Bashkimi edhe këtë vit do të garoj në BIBL, sigurisht se do të futemi me ambicie dhe do të mundohemi të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të na jepet për të arritur sa më lart që të jetë e mundur”, theksoi ai.  Kapiteni tha se duhet durim derisa të konsolidohet kampioni: “Bashkimit i nevojitet kohë dhe durim, që gradualisht të konsolidohet dhe të krijoj një bazë vendore afatgjate, që mos të ketë ndryshime drastike nga viti në vit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test