ArtMotion dhe FBK nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit për tri vitet e ardhshme - Bota Sot
ArtMotion dhe FBK nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit për tri vitet e ardhshme

Basketboll

E martë, 23 tetor 2018

ArtMotion dhe FBK nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit për tri vitet e ardhshme

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:45
ArtMotion dhe FBK nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit për tri vitet e ardhshme

Kompania Art Motion dhe Federata e Basketbollit të Kosovës arritën marrëveshjen për fillimin e një bashkëpunimi dhe partneriteti i cili shumë shpejtë do ta kthej basketbollin në vendin të cilin ky sport e kishte pasluftës dhe të cilin e meriton, me palestra të stërmbushura dhe ndeshje kualitative të të gjitha ligave, Superligës, Femrave, Ligës së parë dhe para se gjithash, ardhmërisë së vendit tonë dhe ajo që na intereson shumë, gjeneratave të reja.

“Besojmë fuqishëm se me transmetimin live të mbi 230 ndeshjeve në vit, të të gjitha kategorive Art Motion do të bëjë revolucion pasi që asnjëherë në histori të televizioneve kosovare dhe shqiptare nuk ka ndodhur që dikush të i kushtoj rëndësi të posaçme edhe femrave, rangjeve më të ulëta të basketbollit dhe sidomos rinisë dhe fëmijëve tonë” u shpreh drejtori i platformës televizive Alaudin Hamiti. Në fakt, kjo nuk ka ndodhur në asnjë sport dhe Art Motion po bëjnë edhe një risi dhe hap të madh revolucionar i cili sigurisht se do të merret si model edhe për shumë gjëra të tjera të ngjashme. Nga sot e në tre vitet e ardhshme Art Motion dhe FBK po i bashkojnë forcat për ta ngritur basketbollin sërish në piedestalin që e meriton.

Përveç lajmit të mirë për transmetimin e qindra ndeshjeve të gjitha ligave të basketbollit kosovar, të hënat mbrëma sërish do të jenë përplot me aksione të bukura dhe analiza të cilat i rikthen emisioni i pashoq i basketbollit në vend Asist me Agon Fehmiun.

Tash e tutje do të jetë shumë më ndryshe...sikurse thotë edhe slogani ynë...

Me Art Motion defintivisht ju QET sepse Art Motion është tjetër nivel.

Si ofruesi më i madh i shërbimit më kualitativ të internetit në tregun e telekomunikacionit në vendin tonë Art Motion, i cili po ashtu është edhe shërbyes i televizionit kabllor, nga prilli i këtij viti ka filluar me operimin e platformës së vet televizive e cila ka 13 kanale vetanake dhe atë me përmbajtjen programore më interesante dhe më të pasur në treg, pasi që bashkëpunon me kompanitë me renome botërore  si NBC, Universal, LionsGate, Arte, ViaCom, Warner Bros etj.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu u shpreh i lumtur që institucioni të cilin e udhëheq ka arritur marrëveshje me Art Motion dhe se kjo do të ndihmoj në jetësimin e një ideje të cilën askush më parë nuk e ka bërë, transmetimin e rangjeve të tjera të basketbollit kosovar përveç të Superligës.

“Po i hymë një procesi me shumë përfitime për basketbollin e Kosovës, në të gjitha nivelet. Do ta kemi një adresë të basketbollit nëKosovë dhe kjo do të jetë Art Motion. Kjo është kënaqësi e jashtëzakonshme për mua, po arrijmë që ta nënshkruajmë një kontratëbashkëpunimi e cila do t’ju sjell përfitime të gjithë atyre që ia duan të mirën basketbollit” tha  

Fetahu duke shtuar se FBK në Art Motion ka gjetur jo vetëm sponsor medial por shumë më tepër, partner me të cilin do të rrugëtoj drejt zhvillimit edhe më të madh të basketbollit kosovar të të gjitha nivelvee, përfshirë këtu edhe gjitha reprezentacionet e Kosovës.

Ai shtoi se me transmetimin e ndeshjeve të Superligës dhe të gjitha ligave tjera, femrave, Ligës 1 dhe kategorive të reja, qoftë në transmetime direkte në platformën Art Motion dhe kanalet e saja Art Sport, televizionin Klan Kosova me shtrirje nacionale, si dhe me transmetimet online, jemi duke bërë një revolucion i cili do të ndihmoj në promovimin dhe zhvillimin e basketbollit.

Për Art Motion është kjo kontrata e parë ekskluzive për transmetimin e sporteve vendore, në kuadër të revolucionit sportiv i cili do të startojë nga 1 shtatori në Art Sport (1,2,3) dhe do të përfshij transmetimet ekskluzive të dhjetra sporteve të ndryshme. Nga sivjet, prej se Art Motion ka hyrë në treg, sporti në televizionet kosovare do të jetë shumë më ndryshe sepse kanale e Art Sport nuk do të koncentrohen vetëm në futboll apo basketboll. Përveç të drejtave ekskluzive të transmetimit të basketbolli kosovar me komplet të gjitha ligat, Art Motion, në kuadër të programit të vet do t’ju sjell edhe premiera që kurrë më parë nuk i keni parë:  Liga e Adriatikut apo ABA Liga dhe NCAA. Motorsportet tashmë  po i transmetojmë dhe kemi bërë revolucion duke ju sjell Formula 1, Indycar dhe Moto GP, ndërsa do të kemi kampionate të shumta evropiane dhe botërore në: hendboll, boks, komplet sportet ujore me not, vaterpolo, e kërcime në ujë. Natyrisht edhe atletikë do të kemi me bollëk dhe jo vetëm. Ski Alpin, Kërcime me ski dhe çiklizëm, tenis, sporte ekstreme si surfing, skateboard, snouboard, motocross, BMX, MTB (Mountain Biking), Freeski, Extreme Auto Sports, Kayak, Kitesurf, Uindsurf e shumë e shumë sporte tjera ekstreme.

Kush e don peshkimin dhe gjuetinë dhe aventurat në natyrë, edhe për ata kemi programe tejet të bukura dhe interesante.  

Transmetimeve të arteve marciale të One Championship do t’ia shtojmë edhe ato të ngjarjeve të veçanta të boksit, MMA (Artet Marciale të Përziera), Sumo, kickbox, xhudo, mundje, jiu-jitsu, karate e shumë sporteve tjera. Pa tjetër se Art Motion nuk do të ju lë kurrqysh pa futboll dhe për këtë kemi siguruar transmetimet ekskluzive të Ligës së Argjentinës, Futsalin spanjoll, copa libertadores dhe copa sudamericana, si dhe UEFA dhe FIFA ndeshje miqësore të kombëtareve botërore.

Pastaj kemi edhe hokej amerikan e Evropian, si dhe Ragbi amerikan e Evropian. Kemi edhe shumë befasi të tjera që do t’ju sjellim direkt në shtëpitë tuaja dhe gjitha këto  për një çmim fantastik prej vetëm 9,90 euro. Dhe gjitha këto... me internetin më të shpejtë. Me një fjalë , me Art Motion definitivisht do t’ju QET.     

Ofertës së jashtëzakonshme të filmave më të ri, shou programeve më të mira në botë, serialeve fenomenale dhe programeve dokumentare, programeve për fëmijë, muzikë, gastronomi dhe me dhjetra e dhjetra programeve të tjera, nga sivjet i kemi shtuar edhe një program tejet cilësor, përmbajtësor dhe të pasur sportiv. 

Të gjithëve dhe më së shumti basketbollit kosovar, me të cilin dorë për dore do të shkojmë drejt sukseseve edhe më të mëdha , për t’i ofruar vendit tonë diçka që e meriton dhe atë pa e ngarkuar financiarisht me shuma marramendëse të shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test