Krestinin përforcon Prishtinën - Bota Sot
Krestinin përforcon Prishtinën

Basketboll

Krestinin përforcon Prishtinën

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 19:30
Krestinin përforcon Prishtinën

Aloja lituaneze, Denis Krestinin, përforcimi i radhës i skuadrës së Prishtinës. Edhe pse kishte shumë oferta Denis zgjodhi KB Prishtinën, Champions League, Europe Cup, si dhe Plisat për atmosferën e zjarrtë që ata krijojnë gjatë ndeshjeve.

Alo-Qendra Lituaneze në edicionin e fundit ka luajtur për ekipin Jurmala, në Ligën Baltike.

Denis Krestinin është 24 vjeç dhe 201cm i gjatë. Ka luajtur për ekipet si: Vilnius KK Akademija, Sharunas Marçiulionis Basketball Academy, BC Sakalai, Turow Zgorzelec, BK Jelgava, BK Barons, dhe së fundmi për BK Jurmala.

Ka qenë kampion në Poloni me ekipin Turow Zgorzelec, dy herë vendin e tretë në Letoni, si dhe nënkampion i Ligës Baltike.

Krestinin shquhet për lojën e dobishme ekipore, me kualitete të theksuara individuale, si dhe atraktivitet e ngulitje spektakolare.

Denis qysh sot do të jetë në Prishtinë dhe do t'iu bashkangjitet shokëve të skuadrës, me përjashtim të reprezentuesve të Kosovës, bëhet e ditur nga faqja e KB Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...