KB Prishtina do të quhet KB Z Mobile Prishtina

Basketboll

KB Prishtina do të quhet KB Z Mobile Prishtina

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 16:51
Z Mobile Prishtina

Drejtuesit e Prishtinës  konfirmojnë se klubit i shtohet edhe Z Mobile. "Nga sot edhe zyrtarisht klubi ynë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e njohur të telefonisë mobile Z Mobile, e cila tash e tutje do të jetë sponzori gjeneral i klubit tonë.

Në bazë të kësaj marrëveshje që nga sot Klubi i Basketbollit Prishtina do të quhet KB Z Mobile Prishtina.

I urojmë mirëseardhje Z Mobile në shtëpinë e kampionëve të sportit me besimin se bashkarisht do të rritemi dhe do t'i fuqizojmë brendet tona", thuhet nga Prishtina. "Z Mobile, ka kënaqësinë dhe nderin që nga 6 shtatori 2018, të jetë sponsor gjeneral i KB Prishtina.

Bazuar në marrëveshjen e arritur mes dy palëve, klubi më i trofeshëm në basketbollin kosovar do të quhet KB Z Mobile Prishtina.

Kompania Z Mobile është e lumtur që do të jetë sponsor i një klubi si Prishtina, që përveç sukseseve në sportin vendor, ka shënuar arritje edhe në garat ndërkombëtare.

Z Mobile uron që KB Z Mobile Prishtina të ketë një stinor të suksesshëm dhe të sjellë trofe të tjerë për klubin.
Kjo marrëveshje tregon edhe një herë se Z Mobile vazhdon të jetë e përkushtuar ta përkrah sportin vendor dhe aktivitetet që lidhen me rininë tonë", thuhet nga Z Mobile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat