KB Trepça dhe KB Lipjani me super përforcime në Superligën e Basketbollit - Bota Sot
KB Trepça dhe KB Lipjani me super përforcime në Superligën e Basketbollit

Basketboll

KB Trepça dhe KB Lipjani me super përforcime në Superligën e Basketbollit

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 17:30
Ilustrim

Pak para fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll, Trepça dhe Lipjani kanë bërë lëvizjet e fundit për tu përforcuar.

Mitrovicasit kanë nënshkruar me dy lojtarë të huaj, kurse Lipjani ka siguruar shërbimet e Fisnik Junikut dhe të dy lojtarëve jo vendorë.

Desmond Gattis dhe Dwane Miner do të luajnë për “Minatorët” kurse Stacey Lambert dhe Kevin Philips, së bashku me Fisnik Junikun i bashkohen skuadrës së Lipjanit.

Të gjithë lojtarët e huaj kanë nënshkruar vetëm nga një vit kontratë.

Këto transferime u mundësuan falë agjentin të lojtarëve, Argjent Zeqiri, i cili është edhe drejtues i agjensisë së njohur “Dunk Sports Agency”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...