Ish gjyqtarët federativ nderohen me mirënjohje, por cila ishte arsyeja? - Bota Sot
Ish gjyqtarët federativ nderohen me mirënjohje, por cila ishte arsyeja?

Basketboll

Ish gjyqtarët federativ nderohen me mirënjohje, por cila ishte arsyeja?

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 12:41
Agim Dushi nderohet me mirënjohje

Në ditën e parë të Klinikës, Federata e Basketbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar rastin për të ndarë mirënjohje për dy ish-gjyqtarët e basketbollit, të cilët e kanë bartur thirrjen gjyqtar federativ në ish-Jugosllavi, Mithat Belegu dhe Agim Dushi. Belegu deri ne vitin 2017 ka qenë edhe i vetmi gjyqtar me thirrje ndërkombëtare që e kishte fituar më 1978.

I pranishëm për të pranuar mirënjohjen e ndarë nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ishte Dushi.

“Mua më gëzon fakti se prej pranimit në FIBA në vitin 2015 i kemi 3 gjyqtarë me thirrje të FIBA-s, sepse në të kaluarën ka qenë vetëm Mithat Belegu. Unë uroj që ky numër sa vjen e të rritet, dhe nuk dyshoj se kjo do të ndodh, duke e parë punën që po bëhet me ju”, tha Dushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...