Peci dhe Karanezi firmosin me Bashkimin - Bota Sot
Peci dhe Karanezi firmosin me Bashkimin

Basketboll

Peci dhe Karanezi firmosin me Bashkimin

Nga: K. Goca Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:52
Peci dhe Karanezi firmosin me Bashkimin

Në faqen e klubit të basketbollit Bashkimi nga Prizreni, kampion në fuqi, bëhet e ditur se, janë përforcuar me dy lojtarë. “Rinor Peci, nënshkruan me KB Bashkimi. Rinori, 20-vjeçar, i gjatë 185 centimetra,  luan në pozitat 1/2 dhe para angazhimit në skuadrën tonë, ai djersiti fanellën e Sigal Prishtinës për disa vite. Ujkan Karanezi, 23 vjeçar, i gjatë 203 centimetra, lojtar i krahut, sezonin 2016/17 luajti për Golden Eagle Ylli, kurse sezonin 2017/18 për ish KB Kalajën. Ujkani do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë në të ardhmen, pas marrëveshjes së arritur me drejtuesit e skuadrës sonë”, bëhet e ditur nga Bashkimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...