Curry në “Wembley” - Bota Sot
Curry në “Wembley”

Basketboll

Curry në “Wembley”

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 14:49
Curry në “Wembley”

Ylli i NBA-së dhe Golden State Warriors, Stephen Curry, ka qenë ditën e shtunë në Londër, për të ndjekur ndeshjen e futbollit në Premier League mes Tottenham dhe Liverpool (1-2 për “reds”). Kampioni i NBA-së ka deklaruar së fundi se është një tifoz i skuadrës së Tottenham Hotspurs, që e fitoi për të parë këtë ndeshje dhe para fillimit të saj e ka nderuar me një fanellë speciale të skuadrës, ku ishte shkruar emri i tij.

Stephen Curry duket se ka “transferuar” në Premier League rivalitetin e tij me LeBron James, që zotëron aksione të skuadrës së Liverpool. Por duket se nga kjo përballje ka dalë fitues James, pasi Liverpool e fitoi këtë ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Wembley”. Ylli i Warriors ndodhet në Europë prej disa ditësh, teksa të premten ka qenë edhe në Paris, për të parë sfidën PSG-Saint Etienne (4:0).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...