Prishtina fiton Superkupën e Kosovës - Bota Sot
Prishtina fiton Superkupën e Kosovës

Basketboll

E martë, 23 tetor 2018

Prishtina fiton Superkupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2018 Në ora: 15:53
KB Prishtina

Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll. Vashat e Prishtinës shënuan fitore me rezultat 71:68 (23:22, 14:23, 15:16, 19:7) ndaj kampiones në fuqi, Bashkimi nga Prizreni, në ndeshjen që u luajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Lojë e fortë deri në pikën e fundit, por prishtinaset në çastet vendimtare u treguan më syçelë dhe ia dolën të fitojnë me 3 pikë dallim.

Irma Konjusha me 22 pikë, Saranda Daci 19 dhe Marigona Rushiti me 10 sosh, janë protagoniste të fitores së Prishtinës. Te Bashkimi u shquan Danisha Shaw me 23 pikë e Mari Stewart me 18, por të pamjaftueshme. Prishtina, e nis edicionin e ri me trofe, ndërsa trajneri i saj Fidan Shatri është i lumtur për angazhimin dhe për fitoren ndaj rivales prizrenase. Në fakt, çereku i fundit ka qenë fatal për Bashkimit, kurse Prishtina luajti jashtëzakonisht dhe ia doli të mund kampionen.

Prishtina – Bashkimi    71:68

Prishtina: Rexhaj, Shatri 7, Hashani, Halitaj 3, Konjusha 22, Martinaj 8, Daci 19, Kamerolli, Rushiti 12, Smajlaj dhe Osmani.

Bashkimi:Cenollari, Emra 6, Bytyçi, Olloni, Vraniqi 2, Muhadri 6, Gashi 13, Kala, Çejku, Kryeziu, Stewart 18 dhe Shaw 23.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test