‘Z Mobile Prishtina’ më e përforcuara! - Bota Sot
‘Z Mobile Prishtina’ më e përforcuara!

Basketboll

‘Z Mobile Prishtina’ më e përforcuara!

Nga: K. Goca Më: 18 shtator 2018 Në ora: 16:30
Ilustrim

Përfundoi afati kalimtar në basketboll në konkurrencën e meshkujve dhe në atë të femrave. Sipas asaj, Z Mobile Prishtina është skuadra më e përforcuar, duke sjellë lojtarë cilësorë. KB Z Mobile Prishtina përforcohet me këta basketbollistë: Mayfield Demario Aquan, Anderson Kyan Shakeel, Fahro Alihoxhiq, Antonio Lee Davis, Denis Krestenin, Dardan Berisha (LOC), Altin Morina (Bashkimi), Mikaile Tmusiq (Bashkimi), Mërgim Jakupi (Kerasan Prishtina), Rilind Krasniqi (Golden Eagle Ylli), Meriton Ismaili (Prishtina Re), Vali Kastrati (Prishtina Re), Myles Divine Miracle dhe  Boukichou Khalid.

Golden Eagle Ylli angazhon këta lojtarë: Ardit Pepaj (KB Istogu), Jones Iii Robert Lee, Banks Romelo Khalil, Everett Clayton Terrell dhe Martin Jordan Christopher. KB Rahoveci: Ron Grapci (KB Peja);  Ron Ukaj (KB.Peja), Arion Balluku (KB Bashkimi), Deshow Jeffrry Minnis,  Amir Kamari Maddred, James Stanback, Frederick Boyd Richardson dhe Atik Koshi. KB Bashkimi përforcohet me Gazali Makasqi (Sigal Prishtina), Aka Gorski Alexander Johannes, Elvan Iljazi (Turqi), Ujkan Karanezi (Kalaja), Drin Rexha (Kalaja), Rinor Peci (Sigal Prishtina), Martin Michael Frederick James. KB Ponte Prizreni: Brandon Scott Chris, Elliott Cole Felton, Jaquan Smith Chester, Blendi Matoshi (Borea), Urim Zenelaj (Bashkimi), Yll Gashi (Rahovec), Edmond Kryeziu (Bashkim).

KB Borea: Myles Iii Robert Lee, Beq Kovaqi (Peja), Ilir Shala (Peja), Albin Berisha (Peja), Aron Laja (Peja), Hamza Sylqa (Peja), Mirza Muriq (Peja), Tyler Tucker, Blendi Kadush (Peja), Drin Gashi. KB Trepça: Dwane Miner, Desmond Gattis, Mark Dorris dhe Matt Csuhran. KB Lipjani: Stacey Lawrence, Kevin Phillips, Musab Mala (KB Borea), Justin James Pennington.  Ndërkaq, edhe te ekipet e femrave nuk qëndruan duarkryq, duke u përforcuar me basketbolliste. KB Bashkimi u përforcua me Vlera Vraniqin (Kalaja), Enisa Olloni (Kalaja), Elmedina Cenollari (Kalaja), Djellza Kryeziu (Kalaja), Shaw Danisha Shantrell, Steward Mari Anna. KB Prishtina përforcohet me Saranda Dacin (Penza), Tokjona Rexhaj (Kastrioti), kurse Kastrioti me Agnesa Robajn (Prishtina).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat